Performanca e shkëlqyer e James Maddison të Leicester Cityt këtë sezon të garave, ka ndezur interesimin e top-klubeve evropiane.
Shumë klube të fuqishme janë të interesuara për yllin e Leicesterit, por sipas ‘Sun”, rivalët londinez, Arsenal dhe Tottenham janë duke bërë garë të ashpër për Maddiso-in.
Maddison vlerësohet 60 milionë funte dhe duket se lojtari preferon transferimin në një klub tjetër, në një klub ku mund të fitojë trofe.
“Rivalët e Londrës, Arsenali dhe Tottenhami do të përballen kokë më kokë për nënshkrimin e James Maddison të Leicester City”, shkruan ‘Sun’.
Gara për transferimin e Maddison-it pritet të jetë e ‘nxehtë’ gjatë kësaj verë, pasi që shumë klube të mëdha synojnë ta bëjnë të vetin yllin e Leicester Cityt.