Gjatë një interviste të dhënë për Mundo Deportivo, Ronaldinho ka shprehur mendimin e tij për disa lojtarë që i ka patur edheshokë skuadre dikur.
Nga transferimi i Messi-t te Paris Saint-Germain te kritikat që i janë bërë kohët e fundit Neymar-it, por edhe disa zëra të merkatos që kanë lidhje me Barcelona-n.
“Kemi folur me Messi-n kurrë kemi qenë bashkë në Paris, kështu është jeta. Gjëja më e rëndësishme është ta shikoj të lumtur”, ka thënë Dinho për Pleshtin.
“Neymar? Ai është një fenomen, është lojtari më i madh në vendin tonë dhe nuk ka shumë për të thënë. Nëse filloj të flas për të do të them vetëm gjëra të mira”.