Para pak çastesh ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Prishtinës dhe Malishevës.
Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt, teksa pjesa e parë është mbyllur me epërsinë 0:1 të Malishevës.
Mërgim Pefqeli shënoi për mysafirët në minutën e 44-t.
Vlen të theksohet se paraprakisht për Prishtinën shënoi Otto John, por që goli i tij u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtëloje.
Kjo ndeshje i takon javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.