Drita e Gjilanit nuk tregoi mëshirë për Feronikelin, duke e demoluar me rezultat 5:0 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Drita importon tre pik[ë domethënëse duke ruajtur hapin për vend të parë, ani se ngecin për 8 pikë nga lideri Ballkani.
Golat i realizuan Simonovski (13’ e 38’), Kryeziu (25’), Namani (34’) e Jashari (70’).
Pas javës së 28-të në elitën e futbollit të Kosovës, Ballkani kryeson me 60 pikë, pasojnë Drita 52, Gjilani 52, Llapi 44, Prishtina 38, Drenica 35, Malisheva 34, Dukagjini 30, Ulpiana 24 e Feronikeli 12.
BKT Superliga
Prishtina - Malisheva 3:2
Feronikeli - Drita 0:5
Ulpiana - Llapi 0:2
Gjilani - Drenica 5:0
Dukagjini - Ballkani 0:1
Tabela
1. Ballkani 28 18 6 4 45:17 60
2. Drita 28 15 7 6 44:19 52
3. Gjilani 28 13 13 2 40:23 52
4. Llapi 28 12 8 8 46:33 44
5. Prishtina 28 10 8 10 36:30 38
6. Drenica 28 10 5 13 39:41 35
7. Malisheva 28 9 7 12 34:33 34
8. Dukagjini 28 6 12 10 24:31 30
9. Ulpiana 28 5 9 14 26:49 24
10. Feronikeli 28 3 3 22 11:69 12
Në javën e ardhshme do të takohen: Llapi - Drita, Gjilani - Feronikeli, Malisheva -Ulpiana, Drenica - Dukagjini dhe Ballkani - Prishtina.