Gjiganti italian, Inter po mendon të rinovojë kontratën e mesfushorit kroat, Ivan Perisic.
Perisic ka kontratë me Interin, deri në fund të këtij sezoni, por mund të rinovojë me ‘Nerrazzurët’.
Forma e mirë që po kalon kroati ka bërë të mendojë drejtuesit e gjigantit italian, t`i rinovojnë atij kontratën.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, javën e ardhshme do të diskutojnë në lidhje me vazhdimin e lojtarit në Seria A.
Gjatë afatit të janarit disa ekipe kanë shfaqur interesim për kroatin dhe janë duke e ndjekur situatën e tij enden.