Shumë kritika

Futboll

Shumë kritika

Më: 10 prill 2022 Në ora: 14:59
Shumë kritika

Elseid Hysaj po kthehet në një lojtar stoli. Pas dy ndeshjeve të fundit me Kombëtaren, mbrojtësi shkodran nuk e ka parë fushën e lojës me Lacion.

Pasi qëndroi në stol ndaj Sasuolos, lojtari u aktivizua në ndeshjen e sotme ndaj Genoas vetëm në minutat e fundit.

Por ndeshja kishte mbaruar para kohe pasi rezultati ishte 1-4.

Shumë kritika ka pasur për Sarrin rreth aktivizimit të Hysajt dhe besimit të madh që i ka dhënë gjatë gjithë këtyre viteve, ndërsa tanimë shkodrani po përjeton moment të vështirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat