Akord me Lille por jo me lojtarin, Juventusi fut hundët për Sanches

Futboll

Akord me Lille por jo me lojtarin, Juventusi fut hundët për Sanches

Më: 10 prill 2022 Në ora: 15:15
Renato Sanches

E gjithë çështja është te paratë dhe Milani ato nuk i ka të shumta. Kuqezinjtë do tentojnë të përforcohen në verë dhe i ka piketuar disa lojtarë.

Njëri prej tyre është mesfushori Renato Sanches, për të cilin ka gjetur edhe një marrëveshje me Lille. Milani i ka gati 18 milionë euro për kartonin e portugezit.

Kampionët në fuqi të Francës janë dakord, por problemi është Sanches. Mesfushori kërkon 6 milionë euro në sezon.

Milani nuk e kap dot këtë shifër dhe në këto kushte po e monitoron situatën Juventusi, që nën rrogoz po tenton të futet në bisedime dhe ta transferojë në Torino mesfushorin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat