Malisheva si mysafire lëshoi rastin të importon një pikë të madhe nga stadiumi “Bajtam Aliu” në Skenderaj.
Prishtina si vendas luajti në Skenderaj, duke shënuar fitore me rezultat 3:2 kundër Malishevës, në takimin e javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Ndeshje me kthesa në rezultat 0:1, 2:1, 2:2 e 3:2.
Në qendër të vëmendjes edhe futbollistët Kryeziu, njëri shënoi për Prishtinën e tjetri për Malishevën!
Në minutën e 44-të, ish futbollisti i Prishtinës, Mërgim Pefqeli, kaloi në epërsi Malishevën.
Në pjesën e dytë, Prishtina me një lojë më të mirë duke përmbysur epërsinë e rivalit me golat e Makendas në minutën e 57-të e Leotrim Kryeziut në atë të 67-të. Mysafirët barazuan në minutën e 75-të me golin Dren Kryeziut.
Në minutën e 89-të, Oto John, një sulmues dinak, shënon për 3:2 për fitoren e Prishtinës.
Prishtina është në vend të pestë me 38 pikë e Malisheva e shtata me 34 sosh.