Llapi i Podujevës u tregua kockë e fortë për Ulpianën në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.
Llapjanët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Ulpianës, në takimin e javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Dardan Jashari në minutën e 36-të e Festim Alidemaj në atë të 77-tën, shënuan për fitoren e Llapit.
Nuk ka ditë të bardha për Ulpianën, e cila është në pozitën e parafundit (i nënti) me 24 pikë dhe është e rrezikuar shumë që të bie nga elita.
Llapi përforcon pozitën e katërt me 44 pikë të mbledhura.
BKT Superliga
Prishtina - Malisheva 3:2
Feronikeli - Drita 0:5
Ulpiana - Llapi 0:2
Gjilani - Drenica 5:0
Dukagjini - Ballkani 0:1
Tabela
1. Ballkani 28 18 6 4 45:17 60
2. Drita 28 15 7 6 44:19 52
3. Gjilani 28 13 13 2 40:23 52
4. Llapi 28 12 8 8 46:33 44
5. Prishtina 28 10 8 10 36:30 38
6. Drenica 28 10 5 13 39:41 35
7. Malisheva 28 9 7 12 34:33 34
8. Dukagjini 28 6 12 10 24:31 30
9. Ulpiana 28 5 9 14 26:49 24
10. Feronikeli 28 3 3 22 11:69 12
Në javën e ardhshme do të takohen: Llapi - Drita, Gjilani - Feronikeli, Malisheva -Ulpiana, Drenica - Dukagjini dhe Ballkani - Prishtina.