Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, gabon në shtëpi, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Jezero.
Humbje që ia rrezikon edhe pozitën e tretë në elitën e futbollit malazez.
Deçiqi udhëhoqi në pjesën e parë me golin e Matija Bozhanoviq, i cili realizoi në minutën e 21-të.
Pjesa e dytë e kobshme për vendasit, pasuan dy gola! Nikola Gjurkoviq (66’) e Rodrigo Faust (75’) realizuan për Jezeron.
Pas javës së 29-të Deçiqi renditet në vend të tretë me 44 pikë, pasojnë Iskra 42 (një ndeshje me pak), OFK Petrovac 38 (një ndeshje me pak), Jezero 38 pikë etj.