Ferizaj vazhdon me fitoren në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B dhe janë shumë afër rikthimit në elitën e futbollit të Kosovës.
Ferizajasit shënuan fitore me rezultat 1:0 në Prishtinë ndaj Ramiz Sadikut, duke iu falënderuar golit të Kenan Oranës.
Ferizaj kryeson me 46 pikë e Vushtrria është në vend të dytë me 42 pikë pas 21 jave. Trepça çuditi si vendas, mposhtet me 1:0 nga Rahoveci.
Trepça është në vend të shtatë me 25 pikë e Rahoveci i teti me 24, ndërsa Trepça ’89 kryeson me 44 pikë në Grupin A, pasojnë Liria 32, Phonix 31, Vëllaznimi 31 sosh etj.
Grupi A
Phoniex - Trepça '89 0:1
Liria - Besa 5:2
Istogu -A&N 1:1
Vëllaznimi – Drenasi 2:1
Trepça – Rahoveci 0:1
Grupi B
Fushë Kosova- Flamurtari 1:0
2 Korriku – Vllaznia 6:3
Arbëria – Kika 1:1
Ramiz Sadiku – Ferizaj 0:1
Vushtrria – Vitia 4:1