Eduart Rroca ka lënë tërësisht pas krahëve dëmtimin që e mbajti për shumë kohë larg fushave, pasi ka luajtur si titullar në transferëtn e Istanbulspor ndaj Menemenspor, që përfundoi me shifrat 1-3.
Protagonist në këtë sukses ku luajnë edhe Valon Et’hemi e Jetmir Topalli, ishte pikërisht ky i fundit që shënoi dy nga tre golat, ndërsa fantazisti Rroca dha asistin e golit të tretë dhe qëndroi në fushë për 77 minuta.
Me këtë sukses, Istanbulspor mban vendin e katërt, që të dërgon në Play Off-in për t’u ngjitur në Superligë, objektiv që e kishte edhe sezonin e kaluar, por nuk ia doli.
Kujtojmë që sezonin e kaluar, një nga më të mirët për Istanbulspor ishte padyshim fanatzisti Eduart Rroca, teksa protagonistë u shfaqën edhe Kristal Abazaj e Valon Et’hemi.