Spektakël në stadiumin “Etihad” në derbin e madh anglez mes Manchester Cityt e Liverpoolit.
Lojë po, gola po, por fitues jo mes skuadrave që luftojnë për titull! Manchester City – Liverpool, përfundoi baras (2:2) në një ndeshje të “çmendur”!
Kevin De Bruyne në minutën e 5-të shënoi gol të bukur. Ai pas një depërtimi individual nga rreth 18 metra shënon në këndin e poshtëm, 1:0.
Gabriel Jesus shënon
Nuk kaluan as tetë minuta (13’), Diogo Jota i Liverpoolit, nga afërsia barazon rezultatin.
Në minutën e 36-të, Gabriel Jesus i harruar nga mbrojtja e Liverpoolit, nga afërsia me goditje të fortë shënon për 2:1.
Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 46-të, Sadio Mane del i vetmuar dhe nga rreth 13-14 metra shënon për 2:2.
Pas javës së 32-të, Manchester City kryeson me 74 pikë, ka një pikë më shumë se Liverpooli.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, tani ka presionin pas këtij barazimi, ndërsa homologu i tij, Jurgen Klopp, arriti qëllimi me ekip, marrin pikë në Manchester.