Përballja mes dy skuadrave të një qytetit, Shkëndijes së Tetovës dhe Renovës, solli një rivalitet të madh në fushë dhe dy gola.
Përballja mes tyre përfundoi pa fitues (1:1), në takimin e javës së 27-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Renova importon një pikë me peshë të madhe, pasi që ishte në cilësinë e mysafirit.
Hasani shënoi në minutën e 36-të për epërsinë e kuqezinjve, por dy minuta (88’) pa përfunduar takimi, Shefiti realizon për Renovën, duke barazuar rezultatin 1:1.
Shkëndija zë vendin e dytë me 52 pikë, ka 13 me pak se lideri Shkupi dhe Renova renditet e pesta me 38 pikë.