PSG përgatit ofertën faraonike!
Milinkoviç Saviç është një nga lojtarët kryesor të skuadrës së Lacios, me futbollistin që ndiqet nga shumë klube gjigantë europiane.
PSG duket të jetë klubi i fundit që i është shtuar listës së të interesuarave për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit. Sipas asaj çka raporton “La Repubblica”, klubi francez ka përgatitur një ofertë prej 70 milion eurosh që pritet t’i prezantohet Lacios në javët e ardhshme.
Igli Tare, i cili është drejtori sportiv i skuadrës do ta ndiqte me interes situatën si një mundësi e mirë për të arkëtuar një shumë të madhe parash, që do t’i vihej në dispozicion teknikut Sarri për të financuar merkaton e transferimeve.