Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka komentuar disfatën surprizuese (2:3) të skuadrës së tij kundër Fiorentinës.
I pyetur nga “DAZN”, tekniku ka theksuar se kjo humbje do t’i kushtoj shumë skuadrës së tij në garën për titull dhe se nuk e meritonin.
“Është një humbje që do të na kushtoj shumë, nuk e meritonim.
“Pas barazimit ishim ende në lojë, në rastin e golit të tyre te dyte ishte një faull tek Mario Rui.
Kemi dhe ne disa faje, më vjen keq për publikun dhe skuadrën sepse treguan se kishin mentalitetin e duhur për të fituar sot.”, tha Spalletti.