Situata as pak e qetë në klubin e futbollit Ulpiana të Lipjanit.
Klubi është thelluar në fund përkatësisht në vend të parafundit (i nënti) me 24 pikë pas 28 jave në elitën e futbollit të Kosovës.
Tifozët “Ultras Tigrat” kërkojnë shkarkimin e kryesisë.
“Ne si tifo grup “Ultras Tigrat” e kemi mbështetur klubin si në Ligë dytë, Ligë Parë edhe kur u kanë momentet më të këqija kemi qenë afër klubit bashkë me disa lojtar që vet klubi i ka larguar pa dëshirën e tyre.
Por që nga inkuadrimi në Superligë i kemi bojkotuar ndeshjet shkak disa individë në klub që nuk ua dojnë të mirën klubit por vetëm për interesa të veta.
Ne do të jemi në bojkot deri në largimin e tyre, edhe iu bëjmë thirrje haptazi të largohen nga klubi sepse e shkatërruan.
Jemi ndër ekipet me infrastrukturën më të mirë në Kosovë dhe nuk e meritojmë rënien nga liga.
Fajin kryesor e mban kryesia pasi edhe me transferimet të dështuar me lojtar pa zemër që nuk ja din vlerën fanellës vetëm janë numra në fushë, pa i llogaritu 4-5 lojtarë të tjerë krejt në shtëpi.
Lusim kryetarin e komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, të shkarkojë kryesinë komplet.
KF Ulpiana dashuri e vetmja me je ti”, reagojnë “Ultras Tigrat”.