Milani importon vetëm një pikë nga Torino e Vojvodës dhe Berishës 

Futboll

Milani importon vetëm një pikë nga Torino e Vojvodës dhe Berishës 

Nga: K.G. Më: 10 prill 2022 Në ora: 22:38
Milani importon vetëm një pikë nga Torino e Vojvodës dhe Berishës 

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ka treguar formë të mirë në petkun e Torinos, po ashtu edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, të cilët me ekipin e tyre ndahen baras (0:0) me Milanin.

Një barazim që nuk i shkon përshtati Milanit, ndërsa për Torinon ka vlerën e fitores. 

Berisha u paraqit titullar sikurse edhe Vojvoda, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 84-të.

Milani kryeson renditjen me 68 pikë, ka dy pikë e një ndeshje më shumë se Interi dhe Torino renditet në pozitën e 11-të me 39 sosh pas 32 jave në Serie A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat