Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, ka treguar edhe një herë pse është një nga futbollistët më të mirë në historinë e Dinamo së Zagrebit.
Kapiteni i Dinamos dhe reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, ishte sërish hero për skuadrën e tij, duke shënuar në minutën e 86-të për fitoren 2:1 ndaj Rijekës vendase, në derbin e javës së 30-të në Ligën e Parë të Kroacisë.
Vendasit e hapën mirë ndeshjen dhe pas vetëm gjashtë minutash kaluan në epërsi 1:0 me golin e Gnezda Cerin.
Me kalimin e kohës, mysafirët luanin gjithnjë e më mirë.
Fillimisht me anë të Emrelit në minutën e 79-të barazuan (1:1), ndërsa mjeshtëri Ademi vulosi fitoren në 1:2 në minutën e 86-të.
Ademi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 87-të. Lindon Selahi u paraqit standard për Rijekën, duke u zëvendësuar në minutën e 82-të.
Dinamo kryeson me 63 pikë, ka dy më shumë se Osijeku dhe Rijeka zë pozitën e 4-të me 55.