Barcelona megjithatë nuk ndalet, shënon fitoren e shtatë rresht në kampionatin spanjoll.
Barcelona po tregon fuqinë, kësaj radhe në stadiumin “Ciutat de Valencia”, duke e mposhtur me rezultat 3:2 Levanten, në takimin e javës së 31-të.
Ndeshje me kthesa në rezultat 1:0, 1:2, 2:2, 2:3.
Futbollisti de Jong është trim i fitores së Barcelonës, duke shënuar në minutën e 90+2.
Levante pati mundësinë e artë që të shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 56-të, por futbollisti Marti dështoi nga penalltia.
Kur nuk shënon edhe pëson, është një rregull i pashkruar në futboll, kështu edhe ndodhi.
Për Levanten shënuan Morales (52') e Melero (83'-nga penalltia) e për Barcelonën Aubameyang (59'), Pedri (63') e de Jong (90+2’),
Enis Bardhi u aktivizua nga minuta e 76-të për Levanten, por të pafat në këtë sfidë.
Barcelona kalon në vend të dytë me 60 pikë, ka 12 me pak se Reali, ndërsa Levante është në pozitën e 19-të me 22 sosh.