Darwin Nunez është sot njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian.
Futbollisti uruguaian po shkëlqen në fanellën e Benficas, në kampionatin portugez dhe këtë e bëri edhe në Ligën e Kampionëve.
Për këtë arsye, ai e ka zgjuar interesimin e gjigantëve evropianë.
Mediumi britanik “Athletic” raporton se klubet e mëdha si Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Paris Saint-Germain e duan 22 vjeçarin gjatë verës që vjen.
E në ndërkohë, Benfica e ka vendosur çmimin për sulmuesin e rrezikshëm.
Më saktësisht, ekipi i kuq i kërkon hiç më pak se 70 milionë euro për lojtarin.
Mbetet të shihet nëse ndonjëri prej këtyre klubeve të interesuar do të jetë në gjendje ta paguajë këtë shifër.