​Ancelotti para ndeshjes me Chelsean: Ne jemi gati të vuajmë edhe njëherë

Futboll

​Ancelotti para ndeshjes me Chelsean: Ne jemi gati të vuajmë edhe njëherë

Më: 11 prill 2022 Në ora: 18:25
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti premton se Real Madridi nuk do të jetë i vetëkënaqur pavarësisht avantazhit 3-1 nga ndeshja e parë ndaj Chelseat në kuadër të ndeshjes kthyese të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel deklaroi në konferencë për media se përmbysja e rezultatit për skuadrën e tij është pothuajse e pa mundur, por Ancelotti, ashtu sikur edhe mesfushori Casemiro kanë deklaruar se nuk do të bien në lojën e fjlavë të Tuchel para kësaj sfide.

“Chelsea po vjen këtu për të luftuar dhe për të kaluar në fazën tjetër. Ata e dinë se është e vështirë, por do të përpiqen sepse ky është shpirti i skuadrave të mëdha, ata kurrë nuk dorëzohen”, tha Ancelotti para mediave.

“Ne kemi shumë respekt për Chelsean sepse ata kanë shumë cilësi dhe mënyra e vetme për ta përgatitur këtë lojë është të presim një Chelsea që do të jetë më i mirë se ai që pamë javën e kaluar. Ne e dimë se do të duhet të vuajmë për të kaluar në fazën tjetër, por jemi gati të vuajmë", shtoi trajneri italian.

“Ky grup lojtarësh nuk do të jetë i vetëkënaqur. Ata janë të lumtur që po luajnë këtë lojë, sepse është një tjetër mundësi e madhe për të luajtur një gjysmëfinale. Chelsea është një ekip shumë i fortë. Ne do të donim të luanim të njëjtën lojë si në ndeshjen e parë, por duhet të jemi të vetëdijshëm se Chelsea do të përpiqet të luajë një lojë tjetër. Nëse duhet të luajmë edhe një lojë tjetër për ta përballuar atë, atëherë do ta bëjmë”, tha në fund Ancelotti.

Ballafaqimi Real Madrid-Chelsea zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat