Miralem Pjanic pritet të rikthehet te Barcelona pas përfundimit të sezonit aktual.
Mesfushori boshnjak u huazua te Besiktasi nga kataluansit në vitin e kaluar, teksa marrëveshja e huazimit përfundon më 30 qershor.
Sipas “Diario Sport”, klubi turk ka marrë një vendim tashmë për Pjanicin.
Besiktasi thuhet se nuk do të tentojnë ta zgjasin marrëveshjen e huazimit, por as që ta blejnë atë përfundimisht.
Kësisoj, 32-vjeçari do të rikthehet edhe një herë tjetër në “Camp Nou”.
Miralem Pjanic ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2024.