Trajneri futet në fushë për të ndaluar kundërsulmin në minutën e 89’!
Një skenë e turpshme ka ndodhur në futbollin amator spanjoll, ku në sfidën Vijanueva del Pardijo me Solmenar Vieho, zëvendës trajneri i miqve hyri në fushë për të ndaluar një kundërsulm të rrezikshëm.
Rezultati ishte 1-1 dhe vendasit kishin një mundësi të artë në kundërsulm për të kaluar në avantazh në minutën e 89’, por në atë moment, zëvendës trajneri hyri në fushë duke ndaluar topin.
Kjo gjë bëri që të ndizeshin gjakrat midis lojtarëve, ndërkohë që ai u ndëshkua me karton të kuq dhe u largua nga fusha, me rezultatin që nuk ndryshoi.