Villareal do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich ditën e sotme, e cila është e vlefshme për fazën çerekfinale të Champions League.
Një takim shumë i rëndësishëm për skuadrën spanjolle e cila e ka fituar takimin e parë me shifrat 1-0, teksa në transfertën e bavarezve do të kërkojë kualifikimin.
Në konferencën për shtyp për të folur për sfidën me skuadrën gjermane doli trajneri Unai Emery, i cili theksoi se në Mynich do të jetë e vështirë, por skuadra e tij do të japi maksimumin për të kaluar më tej në këtë kompeticion.
“Ajo që bëmë ndeshjen e parë nuk do të mjaftojë në Mynih. Duhet të dimë se çfarë të bëjmë në çdo moment të ndeshjes, duhet të dimë se do të ketë vuajtje dhe të mbrojmë, por duhet ta bëjmë natyrshëm dhe qetësisht”, tha Emery.