Shumica e fëmijëve, mbi të gjitha në Kosovë, janë rritur duke luajtur futboll të rrugës.
Një top dhe disa gurë ose shtylla të improvizuara kanë mjaftuar për ta gjetur kënaqësinë.
E Mërgim Berisha u rikthye në kohë, duke iu bashkuar disa të rinjve që po luanin në rrugë.
Futbollisti, i cili luan në Fenerbahçe, e ka publikuar një video ku shihet duke kaluar momente të këndshme.
“Shikoni njerëz, u ndala të luaj pak futboll teksa po shëtisja në mbrëmje”, ka thënë futbollisti Berishas, i cili është pjesë e të rinjve të Kombëtares së Gjermanisë.
Ish-futbollisti i Salzburgut është dëshirë e madhe e Kosovës, por nuk ka vendosur ende se për cilën Kombëtare të luajë në nivelin senior, pasi tek Gjermania do ta ketë të vështirë të depërtojë.