Llapi njofton tifozët për këto rregulla

Futboll

Llapi njofton tifozët për këto rregulla

Nga: K.G. Më: 12 prill 2022 Në ora: 12:25
Në foton janë gjërat që nuk lejohen në stadium!

Llapi përgatitet për takimin e nesërm kundër Prishtinës, në kuadër të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina e ka fituar takimin e parë me rezultat 2:1 ndaj Llapit dhe shpreson e beson se do të kualifikohen në finale.

Llapjanët kanë dalur me rregulla që duhet t’i përmbahen tifozët. 

“KF Llapi njofton opinionin publik se dyert e stadiumit “Zahir Pajaziti” për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, KF Llapi – FC Prishtina, që zhvillohet nesër në orën 14:00, do të hapen në orën 12:00.

Me qëllim të shmangies së tollovisë dhe gjërave tjera, lusim qytetarët që t’i lexojnë me kujdes pikat e mëposhtme për gjërat të cilat nuk do të lejohen të futen në stadium:

Gjërat që ndalohen gjatë kontrollit:
– shishet e qelqit pavarësisht madhësisë;
– shishet e plastikës pavarësisht madhësisë;
– pije alkoolike te maskuar apo substanca narkotike;
– ushqim;

– ombrellat (çadrat)
– çantat e shpinës
– armë zjarri dhe çfarëdo arme apo mjet i rrezikshëm.
– shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, bëhet kontrolli i tupanëve dhe flamujve.
– Ndalohen armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra tjera që nuk janë të lejuara: 

– shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera të ngurta.
– Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi.
– Ndalohet pirja e duhanit

– pajisje laser,
– Kamera profesionale dhe video kamera
– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele

Njoftohen shikuesit edhe një herë tjetër se hyrja në stadium do të jetë falas.

Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësishtë e ndaluar.

Të gjithë personat të cilët nuk i përmbahen rregullave të përcaktuara përmes këtij njoftimi, do të largohen nga stadiumi”,  njofton KF Llapi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat