Ndodhitë e njëpasnjëshme në futboll vazhdojnë të arrijnë nga Brazili.
Sidomos ato të dhunshme, të cilat janë bërë thuajse përditshmëri në këtë kontinent.
E skena të dhunës u panë edhe në fundjavë në futbollin brazilian.
Trajneri i ekipit Desportivo Ferroviaria, Rafael Soriano e bëri një gjest të pahijshëm dhe josportiv duke e goditur me kokë në fytyrë referen anësore, pasi të dy paraprakisht e patën një fjalosje në mes vete.
Ky veprim më pas u dënua nga gjyqtari kryesor, i cili e ndëshkoi me karton të kuq.
Gjithashtu, edhe klubi vendosi ta shkarkojë atë nga pozita e trajnerit, ndërsa Sorianon e presin edhe dënime të tjera.