Mesfushori i Bayernit, Thomas Muller, sheh avantazhe në krahasim me ndeshjen e parë, veçanërisht në përgatitjen e lojës.
“Do të jemi në gjendje të përgatitemi më mirë sepse kemi përvojën nga ndeshja e parë.
Ne pamë se çfarë bënë mirë dhe ne mund të rregullojmë disa gjëra që nuk shkuan aq mirë në ndeshjen e luajtur në Spanjë.
Përveç kësaj, rrethanat janë të ndryshme, paksa të panjohura për Vijarealin që e pret një ndeshje e vështirë. Tani ne po luajmë në stadiumin tonë. Me tifozët mbi shpinë do të jemi më shumë të karikuar dhe do të vrapojmë me 100 km/h”, tha mesfushori i kombëtares gjermane para ndeshjes decizive me Villarealin në çerekfinale", tha Muller.