Milan përgatit ofertën për Domenico Berardi

Futboll

Milan përgatit ofertën për Domenico Berardi

Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:23
Domenico Berardi

Domenico Berardi është lojtari i radhës në listën e dëshirave të Milan.

Sulmuesi italian pëlqehej nga Milani edhe gjatë merkatos së janarit, por ‘Rossoneri’ nuk arritën të gjejnë marrëveshje me Sassuolon.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Milan së shpejti do të takohen përsëri me Sassuolo për të diskutuar të ardhmen e Berardi.

Problemi i madh mund të jetë te pjesa që Milan kërkon lojtarin në formë huazimi.

Sassuolo vlerësojnë kartonin e Berardi me 30 milionë euro, por Milan nuk mund të ofrojnë aq shumë.

Milan është edhe pas emrave si Marco Asensio e Paulo Dybala. Origi shihet si punë e kryer. Dybala larg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat