Mesfushori veteran i Manchester Cityt, Fernandinho zbuloi se ai ka marrë vendimin për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit.
Me të mësuar këtë lajm, trajneri i klubit, Pep Guardiola ishte po aq i befasuar sa kushdo tjetër për largimin e brazilianit, i cili synon të kthehet në Brazil.
Përpara ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit, Fernandinho u tha: “Dua të luaj rregullisht. Do të kthehem në Brazil. Vendosa me familjen time, e cila është më e rëndësishmja për mua”.
36-vjeçari është i bindur se po merr vendimin e duhur, por ai ende nuk i ka informuar të gjithë në Man City për vendimin që ka marrë.
Guardiola i pyetur për reagimin e tij ndaj vendimit të Fernandinhos, ai tha: “Oh. nuk e dija. Ti ma jep lajmin. Nuk e degjova. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ai është kaq i rëndësishëm. Unë do ta pyes atë.
“Në fund të sezonit ne flasim, ndoshta është për shkak të familjes së tij. Do të më pëlqente [nëse do të qëndronte] do flasim".
36-vjeçari, ka regjistruar 373 paraqitje, ndërsa ka fituar 12 trofe me klubin.