Tottenham synon rikthimin e Eriksenit

Futboll

Tottenham synon rikthimin e Eriksenit

Më: 12 prill 2022 Në ora: 19:09
Christian Eriksen.

Tottenham Hotspur është i interesuar të rinënshkruajë me Christian Eriksen.

Mesfushori, që aktualisht po luan me skuadrën e Brendford, është duke kaluar një formë fantastike ku po luan rregullisht.
Futbollisti u largua nga Interi pasi gjatë Kampionatit Evropian iu shfaq papritur një arrest kardiak i cili e la jashtë fushës për një kohë të gjatë.

“Nerazzurët” nuk e vazhduan bashkëpunimin me lojtarin dhe danezi u largua për në drejtim të Anglisë.

Ende nuk dihet se çfarë oferte kanë ofruar “Spurs” në drejtim të Brendfordit për lojtarin, por ajo që është e sigurt është se tanimë po mendohet seriozisht për ta rikthyer në skuadër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat