Selektori i Marokut: Ademi nuk është i fiksuar pas parave, por...

Futboll

Selektori i Marokut: Ademi nuk është i fiksuar pas parave, por...

Nga: Kemajl Goca Më: 12 prill 2022 Në ora: 19:15
Selektori i Marokut: Ademi nuk është i fiksuar pas parave, por...

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, futbollisti shqiptar Arijan Ademi, është aktualisht në qendër të vëmendjes së publikut kroat. 

Lojtari i Dinamo së Zagrebit shënoi golin e dytë në ndeshjen (2:1) kundër Rijekës, me të cilin skuadra e tij fitoi tre pikë të arta në betejën për titull në Kroaci. Ademi u dëshmua sërish lojtar vendimtar për të kaltrit.

Ademi, këtë sezon ka pasur probleme me lëndimet, por që disa herë që ka luajtur ka sjellë frymë të re në skuadër.

Për këtë arsye ai mori lëvdata nga shumë ekspertë dhe trajnerë të njohur të futbollit, dhe i fundit që ka komentuar paraqitjen e tij është ish-trajneri i Dinamos dhe selektori i Marokut, Vahid Halilhoxhiqi.

Eksperti me përvojë e vlerësoi Ademin jo vetëm për lojërat, por edhe për karakterin e tij që posedon dhe rrallëherë ndonjë nga lojtarët e ka.

“Ai ishte një djalë i ri, premtues dhe i lezetshëm. Ai ishte i preferuari i lojtarëve dhe ne bënim shaka me të se peshonte disa kilogramë më shumë. Më vjen mirë që ai u rrit për të qenë lideri i brezit të tij.

Dinamo është e paprekshme me të. Ai vjen nga një familje e mirë, dhe nuk është i fiksuar pas parave, gjë që është një gjë e rrallë mes futbollistëve. Ai nuk merret me këtë, i qëndroi besnik Dinamos, gjë që është e lavdërueshme.

Është një lojtar me volum të madh loje, ka një rol të rëndësishëm në mbrojtje dhe është shumë i disiplinuar. Për të qenë top lojtar, atij i mungon një gol nga 20 apo 25 metra”, tha Halilhoxhiq për “Sportklub”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat