Premtimi i biznesmenit amerikan që do t’i lumturojë tifozët e Chelseat

Futboll

Premtimi i biznesmenit amerikan që do t’i lumturojë tifozët e Chelseat

Më: 12 prill 2022 Në ora: 19:46
Stephen Pagliuca

Biznesmeni amerikan Stephen Pagliuca ka premtuar se do ta mbajë kampionin evropian Chelsean jashtë çdo plani të mundshëm të Super Ligës Evropiane, nëse pranohet oferta e tij për ta blerë skuadrën londineze.

Pagliuca është njëri nga biznesmenët e ndryshëm që ka shprehur interesim në blerjen e Chelseat, ku ky i fundit është në shitje pas sanksioneve drejt Roman Abramowichit për pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Dje ishte raportuar se aksionari i NBA, Larry Tanenbaum dhe bashkëthemeluesi i “Facebook”, Eduardo Saverin, do ta përkrahin ofertën e Pagliucas, i cili është njëri nga katër propozuesit që ka arritur të hyjë në listën e ngushtë të blerësve, ku afati për ofertën e fundit do të jetë 14 prilli.

Në të kaluarën, Pagliuca nuk ka komentuar publikisht mbi tentimin e tij për ta bleri klubin londinez, por tani ka treguar qëllimet e tij për Chelsean në një komunikatë të publikuar në “Sky News”.

“Përgjatë jetës dhe karrierës sime, mënyra ime gjithmonë ka qenë që të punojë në qetësi, me nder dhe t’i lë veprat e mija që ta bëjnë zhurmën. Sidoqoftë, është e domosdoshme që të sqarojmë drejt tifozëve se sa seriozisht e marrim përgjegjësinë drejt Chelseat”, tha Pagliuca.

“Synimi jonë i parë është që të bëjmë investime strategjike dhe të vazhdojmë të garojmë për kampionat dhe trofe. Ne do t’i përkrahim lojtarët tanë dhe trajnerët që të jemi të sigurte që Chelsea janë gjithmonë triumfues dhe në garë për titull, qoftë ajo në Premier Ligë, Ligë të Kampionëve apo në Super Ligën e femrave, Super Ligë kjo e vetmja në të cilën ne do të kemi qëllim për të marrë pjesë”, tha më tej biznesmeni amerikan.

Po ashtu, Pagliuca tregoi që do të investohet edhe në lojtarët e rinj, për të prodhuar sa më shumë yje në të ardhmen, ndërsa tha që nuk do të hynin në këtë proces nëse nuk do të kishin një vizion të qartë dhe fantastik për Chelsean.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat