Gazetari i mirënjohur, David Ornstein, e ka konfirmuar se zyrtarizimi i Erik Ten Hag si trajner i Manchester United është shumë afër të ndodhë.
Tutje, Ornstein bën të ditur se ende nuk është nënshkruar asnjë në mes të palëve, por kjo pritet të mos vonojë shumë.
Ajo çka vlen të theksohet është marrëveshja në parim në mes të palëve të cilët janë dakorduar që kjo të kryhet për shumën e 2 milionë eurove.
Ten Hag do ta zëvendësojë Ralf Rangnick në postin e trajnerit të “Djajve të Kuq”.