Siç raportohet nga gazetari i njohur i “The Athletic” David Ornstein, Manchester United ka arritur marrëveshje në parim me Erik ten Hag, që ky i fundit të marrë drejtimin e skuadrës.
Raportohet se kjo marrëveshje momentalisht është vetëm formale, ndërsa pritet që Ten Hag të nënshkruajë një kontratë katër vjeçare me gjigantin anglez, përcjell KosovaPress.
Në anën tjetër, skuadra holandeze Ajax është e vetëdijshme për situatën, por mbetet që të arrihet marrëveshja me United.
“Djajtë e Kuq” duhet të finalizojnë disa detaje dhe dokumentacione, ndërsa nuk do të ketë publikim zyrtarë të nënshkrimit të kontratës deri në ndeshjen ku Ajaxi përballet me PSV në finalen e Kupës së Holandës më 17 prill.
Ten Hag ka qenë trajneri i Ajaxit që nga dhjetori i vitit 2017, ku ai iu bashkua gjigantit holandez nga skuadra e dytë e Bayern Munichut, tek e cila kishte punuar së bashku me trajnerin aktual të Manchester Cityt, Pep Guardiola.