Tifozët e Bayernit injorojnë Lewandowskin me një parullë gjigande

Futboll

Tifozët e Bayernit injorojnë Lewandowskin me një parullë gjigande

Më: 12 prill 2022 Në ora: 22:27
Tifozët e Bayernit injorojnë Lewandowskin me një parullë gjigande

Robert Lewandowski ka shkruar historinë e Bayern Munih në këto vite.

Por brenda pak ditësh ai është kthyer nga një idhull, në një personazh të cilin tifozët bavarezë nuk e shohin më si të tillë dhe këtë ia kanë bërë të qartë edhe në ndeshjen e sotme në Ligën e Kampioneve ndaj Villarealit.

Në vend të parullës që si zakonisht mbështet dhe i jep zemër ekipit para ndeshjeve të tilla, ultrasit e Bayernit kanë shpalosur një foto gjigande të legjendës Gerd Muller. “Bomber për përjetësinë”, shkruhej poshtë saj, duke treguar kështu se kush ishte idhulli i vetëm i bavarezëve.

Një mesazh për Levandovskin, në një periudhë kur raportohet se polaku i ka kërkuar klubit që ta lejojë të largohet në verë, me destinacion Barcelonën.

Një situatë që nuk u ka pëlqyer ultrasve të cilët kanë bërë të qartë me parullën e sotme se pavarësisht kontributit të tij dhe rekordeve të shumta, për ta Levandovski nuk do të kalonte kurrë legjendën Muller.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat