Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit të fazës së gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.
Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të zhvillohet me fillim nga ora 14:45, ku skuadra e Laçit pret në shtëpi Teutën.
Në takimin e parë të zhvilluar, Teuta në rolin e vendases pësoi humbje me rezultat të ngushtë 2:1 nga skuadra e Laçit.
Ndërkaq, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe përballja mes skuadrës së Vllaznisë dhe asaj të Partizanit, ndeshje kjo që zhvillohet me fillim nga ora 17:45.
Në përballjen e parë të gjysmëfinales, të dy skuadrat nuk arritën ta gjejnë fitoren, ku barazuan pa gola, respektivisht me rezultat 0:0 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ndeshjet e programit të sotëm të Kupës së Shqipërisë i gjeni më poshtë.
14:45 Laçi – Teuta
17:45 Vllaznia – Partizani