Cristiano Ronaldo e bëri një gjest të pahijshëm javën që shkoi duke e sulmuar një tifoz të Evertonit, të cilit nga nervoza pas lojës, ia theu telefonin dhe ia lëndoi dorën.
Më pas, ylli portugez kërkoi falje për veprimin josportiv të tij, ndërsa e ftoi tifozin e ri, Jack, që ta përcjellë një ndeshje të Manchester Unitedit në “Old Trafford”.
Nëna e tifozit 14 vjeçar, Sarah, ka thënë se i biri i saj, i cili është autik, ka mbetur i traumatizuar nga ky incident.
Madje, edhe policia i kishte nisur hetimet për këtë rast, ndërsa Ronaldo kërkoi falje publike përmes rrjeteve sociale për veprimin e tij.
E tash, 37 vjeçari e mori përgjigjen për ftesën që ia bëri tifozit.