Ky ishte lojtari i Vilareal që fitoi 100 për qind të dueleve

Futboll

Ky ishte lojtari i Vilareal që fitoi 100 për qind të dueleve

Më: 13 prill 2022 Në ora: 11:18
Ky ishte lojtari i Vilareal që fitoi 100 për qind të dueleve

Të gjithë flasin për Luka Modric, por një paraqitje të pabesueshme ka bërë në mbrëmjen e sotme Dani Parejo. Mesfushori i Vilareal ka fituar 100% të dueleve, duke përfshirë ato ajrore dhe në tokë.

Praktikisht e pamundur që të ndodh, por faqet e kushtuar për statistikat konfirmojnë se Parejo nuk humbi asnjë duel ndaj Bayern Munchen. Madje edhe në momentin e golit, ideimi fillestar nisi nga këmbët e tij duke shkaktuar dramën e gjermanëve.

Në fund ka vend edhe për poshtërim ndaj trajnerit Nagelsman që kur u hodh shorti, u shpreh se me Vilarealin do ta mbyllte historin që në ndeshjen e parë.

Ai nuk na respektoi ne dhe futbollin. Kur ju pështyni, zakonisht duhet ta lëpini pastaj pështymën tuaj”, tha Parejo pas ndeshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat