Julian Nagelsman e kish te menduar ndryshe mbrëmjen e djeshme, teksa skuadra e tij luante sezonin me Villarealin. Trajneri i Bajernit nuk e fshehu zhgënjimin për këtë eliminim të skuadrës së tij ndaj spanjollëve duke thënë pas ndeshjes se ndeshja e parë ndikoi jo pak në rezultatin përfundimtar.
“Ndeshja e parë ishte çelësi. (dje) bëmë një ndeshje shumë të mirë, një nga lojërat tona më të bukura.
Duhet të shënonim 2-0 në pjesën e dytë për të mos e lënë ndeshjen të hapur.
Eliminimi në këtë mënyrë është shumë i hidhur. Nuk kishim shumë hapësirë dhe gjithmonë ekzistonte rreziku i një kundërsulmi. Megjithatë, është e vështirë të krijosh shumë raste kundër një skuadre që luan kaq të thellë në zonën e saj”, tha Nagelsman.