Sonte do të mësohen emrat e dy skuadrave të fundit, që do të luajnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Pas Viljarealit dhe Real Madridit, skuadrat e radhës që kërkojnë biletën për të kaluar në gjysmëfinale janë Atletiko Madridi, Man. Cityt, Benfika dhe Liverpulli.
Dy skuadrat angleze kanë epërsi nga ndeshjet e para dhe shihen si favorite për t’iu bashkuar skuadrave spanjolle në fazën tjetër.
Man. Siti shkon në stadiumin ‘Vanda Metropolitano’ pas një fitoreje minimale 1:0 në ‘Etihad Stadium’ javën e kaluar. Lojtarët e Pep Guardiola do të kenë punë të vështirë në Madrid, për ta ruajtur këtë epërsi, por shihen si favoritët për të shkuar tutje.
“Do të jetë një ndeshje ndryshe, jo si ajo një javë më parë. Ata janë në terrenin e vet, ku kanë përkrahjen edhe tifozëve.
Atletiko në stadiumin “Vanda Metropolitano” krijon vazhdimisht probleme, pasi që mbrohet mirë dhe është i rrezikshëm në kundërsulme. Ata do të sjellin më shumë presion dhe ne duhet të adaptohemi në këtë lojë taktike, andaj na pret një ndeshje të vështirë,” tha mes tjerash Pep Guardiola, trajneri i Man. Cityt.