Llapi - Prishtina, beteja për finalen e Kupës

Futboll

Llapi - Prishtina, beteja për finalen e Kupës

Më: 13 prill 2022 Në ora: 12:01
Llapi - Prishtina, beteja për finalen e Kupës

Sot përcaktohen dy skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës në futboll. Pa dyshim vëmendja do të jetë e përqendruar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku do të ballafaqohen Llapi dhe Prishtina.

Skuadra bardhekaltër nga kryeqyteti e ka fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, me shifrat 2:1, por ky rezultat nuk i ofron shumë komoditet para përballjes së sotme, sidomos për faktin se llapjanët pritet ta kenë mbështetjen e madhe të tifozëve.

Të dyja skuadrat rrugën e vetme për dalje në Evropë e kanë suksesin në kupë, pasi në kampionat kanë ngecur me skuadrat e kreut të renditjes, prandaj ky fakt e bën ndeshjen e sotme shumë interesante.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Drita do të ballafaqohet me skuadrën e Ligës së Parë, Ramiz Sadikun, e ku pritet që gjilanasit ta zyrtarizojnë kalimin në finale, ngase kanë kapital të madh nga ndeshja e parë, të cilën e kanë fituar 3:0. Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 14:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat