Ngjarjet e pazakonta vazhdojnë ta përcjellin futbollin në botë.
E këtë radhë, një rast i rrallë vjen nga Gjermania.Në fakt, futbollistit të Bayer Leverkusenit, Diaby i është anuluar goli që e shënoi nga penalltia fundjavën që shkoi.
Kjo pasi në ndeshje me Bochumin, ai rrëshqiti gjatë ekzekutimit të 11 metërshit dhe e preku topin me të dyja këmbët.
Kjo bëri që gjyqtari ta anulojë golin dhe që Bochumi ta niste aksionin e ri.
Me siguri, pak kush e ka ditur këtë rregull: dy prekje nga një lojtar – s’ka gol.