Villarreali ka bërë një mrekulli të re.
Pas Juventusit ishte radha që të eliminohej Bayern Munchen dhe spanjollët kanë mbërritur në gjysmëfinalen e Champions League. Klubi i një qyteti me 50 mijë banorë arriti të krijojë dy surpriza dhe u rendit në katër skuadrat më të mira në Evropë.
Pas ndeshjes historike me Bayern, Villareal ka postuar një shkrim origjinal në rrjetin social Twitter, i cili heshti përgjithmonë Gary Lineker. Ish-futbollisti anglez e ka nënçmuar disa herë deri më tani këtë ekip, duke thënë se ky klub vjen nga liga e fermerëve.
Ai e bëri këtë për herë të parë pasi Villarreal mposhti Manchester United në finalen e Europa League sezonin e kaluar dhe të dytën pasi eliminoi Juventusin. Menjëherë pasi eliminuan Bayern, spanjollët kanë publikuar foton e një fermeri dhe me përshkrimin: “Mirë se erdhe në Ligën e Fermerëve të UEFA-s”..