Julian Nagelsmann ka dhënë komentet e tij pas eliminimit nga Champions League.
“Nuk bëmë mirë në ndeshjen e parë. E dinim se Villarreal dinë të mbrohen dhe e treguan këtë ndaj Juventus.
“Ne kishim 68% posedim. Nëse ata mbrohen me tetë lojtarë, është e vështirë të futesh në lojë.
Goli ishte tipik i tyre, që shënohet nga rikuperimi i topin në tranzicion, është pjesë e lojës, është mentalitet spanjoll.
Sezon i pamjaftueshëm për Bayernin. Gjysmëfinalja ishte minimumi që synonim”, shtoi trajneri i Bayern.
Nuk mendoj se humbja sjell gjëra më të këqija”, ishin fjalët e gjermanit.
Sa i përket të ardhmes së tij, ai ka bërë të qartë se nuk ndihet i rrezikuar.
Bayerni tashmë mbetet me objektiv vetëm te Bundesliga, pasi u eliminua nga Champions League.