Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj, me nënshtetësi zvicerane, nesër mbrëma do të ndajë drejtësinë në sfidën e çerekfinales së Europa League në futboll, mes skuadrës franceze Lyon dhe asaj angleze West Ham.
Zogaj është asistues i gjyqtarit kryesor në këtë sfidë që pritet të jetë goxha e nxehtë, kur kihet parasysh se ndeshja në Londër përfundoi baras (1:1).
Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, asistent i parë Bekim Zogaj dhe asistent i dytë Jan Kobell.
Ndeshja luhet në orën 21.00 në stadiumin “Parc Olympique” në Lyon.
Të dy skuadra do të kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinalen e madhe.
Zogaj është gjyqtari më i mirë shqiptar, i cili referon në nivelet më të larta ndërkombëtare.