Llapi - Prishtina, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

Llapi - Prishtina, publikohen formacionet zyrtare

Më: 13 prill 2022 Në ora: 13:33
Llapi - Prishtina, publikohen formacionet zyrtare

Sot (e mërkurë) mësohen dy skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës në futboll.

Pasi të enjten e kaluar u zhvilluan ndeshjet e para gjysmëfinale, sot do të luhen duelet e kthimit, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja kryesore dhe më interesante padyshim se zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi pret Prishtinën.

Llapi ka humbur ndeshjen e parë me rezultat 2-1 dhe synon ta shkrijë disavantazhin për ta siguruar një vend në finale, me Prishtinën që synon ta mbajë epërsinë dhe të jetë vet ekipi i kualifikuar.

Më pak interesant pritet të jetë në Prishtinë, ku Ramiz Sadiku pret Dritën.

Ndeshja e parë në Gjilan ka përfunduar me fitoren e Dritës 3-0 dhe “Intelektualët” me një këmbë janë në finalen e madhe.

Të dy takimet pritet të nisin nga ora 14:00.

LLAPI – PRISHTINA 

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric; Idrizi, Prençi, Krasniqi Emini; Ramadani, Rivera, Shabani; Selmani, Firmino, Veliu

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Mici, Pllana, Shabani, Boshnjaku, Zyba, Mankenda, E.Krasniqi, Kryeziu, John.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat