Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç ka komentuar ndeshjen e dytë të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve, ku skuadra mposhti Chelsean duke siguruar gjysmëfinalen.
Modriç tha se skuadra e tij ishte “e vdekur” derisa ata arritën të shënonin golin e tyre të parë vendimtar në ndeshje.
Gjigantët spanjollë dukej se do të eliminoheshin nga gara përpara golit vendimtar të Rodrygos vetëm 10 minuta të mbetura për të luajtur.
Ai gol e çoi barazimin në kohën shtesë, ku Karim Benzema shënoi për t'i dhënë skuadrës së tij epërsinë edhe një herë, dhe Modric pranon se shpresat e tyre për të përparuar ishin të varura nga një fije në një moment.
Ai për “BT Sport” tha: "E pabesueshme ta përshkruaj këtë lojë. Ne ishim të vdekur deri në golin që shënuam. Chelsea shënoi tre gola, ndoshta i pari me pak fat nga një devijim. Nuk mund të them se luajtëm keq".