Ndeshja midis Desportivo Ferroviaria dhe Nova Venecia mori një kahje tjetër nga një incident i dhunshëm në pjesën e parë.
Një trajner brazilian u shkarkua pasi goditi me kokë një ndihmëse arbitri gjatë një ndeshjeje të ligës së Amerikës së Jugut në fundjavë.
Nova Venecia mundi Desportivo Ferroviaria 3-1 të dielën për të kaluar në gjysmëfinalen e kampionatit “Espirito Santo” në Brazil por gara braziliane e nivelit të pestë u la në hije nga dhuna.
Trajneri Desportivos, Rafael Soriano u fut në fushë për të protestuar ndaj një vendimi pas mbarimit të pjesës së parë dhe kur asistentja, Marcielly Netto u përpoq të ndërhynte, ajo u godit me kokë që e la atë duke shtrënguar hundën nga dhimbje.
Sorianos iu dha një karton të kuq për veprimet e tij dhe klubi lëshoi ënjë deklaratë zyrtare që konfirmoi shkarkimin e tij pas ndeshjes.
“Desportiva Ferroviaria del publikisht për të informuar se hedh poshtë çdo lloj dhune, qoftë fizike, verbale, morale apo emocionale, veçanërisht ndaj grave dhe ne simpatizojmë asistenten e arbitrazhit Marcielly Netto, duke na vënë në dispozicion për çdo gjë që është e nevojshme.
Ju informojmë gjithashtu se, përballë asaj që ndodhi, trajneri Rafael Soriano u shkëput nga klubi”, thuhet në komunikatën e klubit.